Skandali i shumëpërfolur i zhvarrimeve në Kosinë të Përmetit që doli në pah tre vjet më parë kur prifti i kishës ortodokse të fshatit, Vasil Themollari urdhëroi hapjen e varreve për të gjetur eshtrat e ushtarëve grekë të rënë në kohë të luftës, është motivi i filmit “Vallja e Flamurëve” i regjisorit Edmond Budina.

Filmi i zhanrit komedi, një bashkëproduksion italo-shqiptar ka përfunduar pak kohë më parë xhirimet dhe është në fazën e post-produksionit në Itali.

Robert Budina: “Është marre pikërisht kjo histori për tu tallur pak me nacionalizmat në kohen kur gjithë Evropa bashkohet ne kërkojmë pikat që ndajmë me njëri-tjetrin, kur historia na ka bashkuar dhe detyron të jetojmë më fqinjët bashkë. Filmi nuk mban qëndrim ndaj një pale apo një tjetre,  tallet në përgjithësi me të gjithë, me mënyrën se si thuren historitë dhe më e bukura është në qendër gjenden dy personazhe të huaj që është metafora që shpesh thuhet vijnë tek ne për të na dhënë mend, por kur bien në situata të cilat ndodhemi edhe në shpesh, gjenden edhe ata të papërgatitur, nuk e parashikojnë dot si të veprojnë dhe bëhen pjesë e një realiteti si ky i yni.”

“Vallja e Flamurëve” është xhiruar në Kishën e vjetër të “Labovës së Kryqit” e quajtur si Kisha e Shën Mërisë që ndodhet në Labovën e Poshtme në Gjirokastër.

Filmi pritet të dalë në muajt Janar-Shkurt 2010 dhe protagonistë të tij janë aktorë shqiptare si Robert Budina edhe regjisor i filmit, Visar Vishka, Erand Sojli, dhe aktorë italianë e francezë./tvklan.al

Gazetare: Irma Toptani