Egnatia dhe Kukësi do të përballen në stadiumin “Arena Kombëtare” sot në orën 19 për trofeun e Superkupës së Shqipërisë. Ky është edicioni i 31 i kompeticionit.
Egnatia vjen në këtë finale si kampione e vendit dhe fituese e Kupës, ndërsa Kukësi si finalist i Kupës së Shqipërisë.
Rrogozhiansit të favorizuar në këtë takim, do të synojnë trofeun e parë të sezonit 2024/2025, ndërsa kurrë më parë nuk e kanë fituar Superkupën.
Sezonin e shkuar, Egnatia dështoi në finalen kundër Partizanit. Rrogozhiansit e mbyllën vitin në kampionat në vend të katërt në kuotën e 30 pikëve pas 19 pikëve. 23 gola të shënuar e 17 të pësuar.
Kurse Kukësi, e ka fituar vetëm një herë më parë Superkupën në 2016 dhe do të tentojë që ta ngrejë sërish trofeun.
Për verilindorët do të jetë një mision i vështirë, ndërsa në këtë sezon luajnë në Kategorinë e Parë. Jo një formë e mirë për Kukësin, që pas 17 javësh ka 17 pikë në vend të 9. 12 gola të shënuar e 31 të pësaur për verilindorët.
Klan News