Interi mori një fitore tejet të rëndësishme ndaj Atalantës me rezultatin 2-0 në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë, për të prerë biletën për në finalen e madhe.

Megjithatë ky sukses ka pasur edhe pasoja për skuadrën e Simone Inzaghi-t. Sulmuesi Marcus Thuram ka shfaqur një problem muskulor dhe rrezikon të mungojë për finalen e madhe të Superkupës.

Francezi është një nga më të spikaturit te Interi këtë sezon dhe një mungesë e tij do të hapte probleme të mëdha.

Interi do të përballet në finale të Hënën, me fituesin e çiftit Juventus-Milan. /tvklan.al