Pas kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë, Egnatia fitoi edhe Superkupën, duke u bërë kampionia në fuqi e të gjithë trofeve në vend.
Skuadra nga Rrogozhina mundi me rezultatin 2 – 0 Kukësin në takimin e luajtur të enjten në Arenën Kombëtare. Përballja nisi me aksione të Egnatias që arriti të zhbllokojë rezultatin në minutën e 19’ me Ujkan.
Futbollistët e Kukësit, finalist i Kupës së Shqipërisë, nuk arritën të shfaqeshin të rrezikshëm gjatë pjesës së parë.
Në të dytën verilindorët patën mundësi për të barazuar, por ishin sërish ata nga Rrogozhina që realizuan.
Bakayoko mposhti sërish portierin Dervishaj në minutën e 84’. Kjo është hera e parë që Egnatia fiton Superkupën e Shqipërisë, ndërsa vitin e kaluar e humbi përballë Partizanit.
Superkupa mbylli takimet në futbollin shqiptar për 2024.
Tv Klan