Milani fitoi Superkupën e Italisë, pasi mposhti në finale rivalët e qytetit, Interin. Kuqezinjtë triumfuan me rezultatin 3-2, me përmbysje.
Pas ndeshjes dhe ngritjes së trofeut, festa ishte e madhe, ndërsa në dhomat e zhveshjes mbajti një fjalim edhe Zlatan Ibrahimovic. Këshilltari i pronarëve deklaroi para skuadrës së ky është Milani i vërtetë, ndërsa kërkoi që të jenë me të njëjtin mentalitet edhe në Itali.
Nuk munguan përgëzimet për stafin e ri teknik, që në pak ditë ndyrshuan gjithçka.
“Ne kemi arritur një nga objektivat për këtë sezon. Ajo që ne kërkonim ishte një reagim. Trofeu është reagimi ynë. Para se të flas, dua të përgëzoj trajnerin dhe stafin e tij. Në vetëm pak ditë keni bërë një punë të shkëlqyer. Mirë qe kishe ethe dhe temperaturë Sergio, përndryshe do kishe thyer më shumë se një televizor… Urime edhe lojtarëve. Ju e fituat këtë trofe me djersë, sakrificë dhe dëshirë. Kur një skuadër ka këtë dëshirë për të fituar është e vështirë t’i mundësh, është e vështirë djema… Kur e nisëm kampionatin, ju thashë se gjithçka varet nga ne, sepse gjithçka është në kokë. Sot e vërtetuat.
Tani le të kthehemi në Itali, të sjellim këtë mentalitet, le të rikuperojmë pikë për të qenë aty ku duhet. Pastaj urime edhe për të gjithë ata që ishin me ne me ekipin por pas skene, është edhe falë jush, edhe pse nuk jeni të famshëm dhe në fushë, por jeni po aq të rëndësishëm sa ata që luajnë.
Djema, ky është Milani, ne luajmë për këto trofe. Kushdo që dëshiron të hyjë në historinë e Milanit duhet te fitoje trofe. Forca Milan”, ishin fjalët e Ibrahimovic.
Për Milanin kjo ishte fitorja e dytë sezonale në derbin ndaj Interit, pas atij në kampionat. /tvklan.al