Fiorentina vazhdon të shkëlqejë për këtë sezon. Skuadra nga Firence, regjistroi fitoren e gjashtë radhazi në kampionat, pasi mposhti Hellas Veronën me rezultatin 3-1.
Një fitore e rëndësishme për Fioretinën, që ngjitet në kuotën e 25 pikëve, po aq sa Napoli kryesues dhe Atalanta e vendit të dytë.
Roma pësoi një tjetër humbje, pasi u mund me rezultatin 3-2 nga Bologna në shtëpi. Kryeqytetasit konfirmuan formën e dobët, ndërsa kjo është humbja e dytë radhazi.
Ky takim mund të ketë qenë i fundit për trajnerin Ivan Juric në stolin e Romës, pasi prej kohësh flitet për një shkarkim të tij.