Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Firma MAPA, e cila ndërton aksin rrugor Elbasan-Librazhd, prej fillimit të punimeve ka grabitur rërën përgjatë lumit Shkumbin. Sipas specialistëve të mjedisit, janë miliona metra kub rërë, që grabiten natën dhe ditën nga kjo firmë, duke i shkaktuar një dëm të pallogaritshëm shtratit të lumit.
Dy ditë më parë, kryetari i komunës organizoi një aksion duke bllokuar dy makina dhe një traktor që merrte rërë pa asnjë lloj leje. Por gjatë gjithë natës makinat janë larguar e forcë në rrugë dytësore.
“Nga operacioni që bëri komuna me policinë lokale, ka bllokuar makineritë e kësaj firme dhe në mënyrë forcërisht ato nuk pranonin dhe nuk jepnin asnjë lloj dokumentacioni për shfrytëzimin e këtij materiali inert dhe forcërisht janë larguar nga shtrati i lumit pa na dhënë përgjigje ne si institucion”.
Është kërkuar edhe ndiha e policisë së rendit të komisariatit të Librazhdit, por ata kanë kundërshtuar duke thënë, se nuk është kompetencë e policisë. Një kërkesë e tillë i është bërë edhe policisë ndërtimore, prefektit të qarkut në Elbasan, por ende asnjë zgjidhje./tvklan.al