Menaxheri i futbollit, Sokol Haxhia, deklaroi në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, se Spanja e meritoi fitimin e Europianit.
Referuar lojtarëve në përbërje, Haxhia tha se fitoi forca punëtore, duke përmendur skuadrat nga vijnë lojtarët.
“Është një fitore e Spanjës, por nëse e shikojmë në krahasim me ndeshjet e tjera, në të kaluarën Spanjka ka qenë me lojtarë të Barcelonës dhe Real Madrid, ndërsa tani kjo kombëtare është e mbushur nga lojtarë të Real Sociedad dhe Athletic Bilbao. Ka fituar jo më klasi, por forca punëtore. Është një trofe i merituar.”
Mes batutës, Haxhia deklaroi se dueli më i fortë ishte mes Peços si simpatizant i Spanjës dhe Bushit si simpatizant i Anglisë, sesa ai në fushë mes Rodrit dhe Foden.
“Gjatë ndeshjes, kishte duel më të fortë mes Peços dhe Bushit, sesa mes Rodrit dhe Foden.”, tha Haxhia.
Nuk mungoi as reagimi i Bushit, i cili tha se ka qenë tifoz i Spanjës, por sot dëshironte fituese Anglinë.
“Unë kam qenë simpatizant i Spanjës në të kaluarën, por sot dëshiroja të fitonte Anglia.”, u shpreh Bushi. /tvklan.al