70-vjeçari Agron Çiço nga Tirana thotë për emisionin “Stop” në Tv Klan se që ende nuk ka dalë në pension pasi ka probleme me njohjen e viteve të punës për vitet ‘77-‘94, kohë, kur ka punuar në minierën e Valiasit.

Në vitin 2018 Agroni ka fituar gjyqin në shkallën e parë dhe prej asaj kohe, çështja është në Apel ku nuk është zhvilluar asnjë seancë. Këto ditë është prezantuar projektligji për njohjen e viteve të punës, për ata që kanë probleme me dokumentacionin para 1 janarit ’94.

Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado shpjegon se me miratimin e këtij ligji, do të anulohet procesi gjyqësor për Agronin dhe të gjithë ata që janë në të njëjtën situatë dhe do të bëhet lidhja e pensioneve./tvklan.al