Në mbledhjen e fundit qeveria ka vendosur të rrisë nivelin minimal të pagave në shkallë vendi. Çdo i vetëpunësuar që paguan sigurimet shoqërore dhe shëndetësore në bazë të pagës së re minimale prej korrikut do t’i duhet të derdhë rreth 600 lekë më shuam në muaj, ndërsa për të punësuarit nuk do të ketë pagë mujore më të ulët se 17000 lekë megjithatë vendimi i qeverisë nuk ndryshon % e kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Astrit Hado: “Nuk ka asnjë lloj ndryshimi të normës së kontributit, ajo që ka ndryshuar është paga minimale për efekt të pagimit të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Arsyet se përse kjo pagë ndryshon është siç jeni në dijeni çdo vit në korrik indeksohen dhe rriten pagat dhe pensionet. Të njëjtin trend ndjek dhe paga minimale.”
Niveli i ri i pagave minimale pritet të sjellë në arkën e shtetit rreth 400 milion lekë më shuam në vit nga derdhja e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore./tvklan.alGazetar: Fjorald Zguro