Lushnja triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Apolonisë, në ndeshjen  e vlefshme për javën e 15-të në Kategorinë e Parë.

Fitore me vuajtje për “lagunarët”, që u munduan deri në fund, për të marrë 3 pikët. Golat e shënuar nga Kamissoko dhe Kacanolli për Lushnjën, e bënë të pavlefshëm golin e Maksutit tek Apolonia.

Vlen të përmendet se fierakët gjetën edhe golin e barazimit me Topin në minutën e 83-të, por u anulua për pozicion jashtë loje.

Me këtë fitore, Lushnja ngjitet në vendin e pestë me 21 pikë, ndërsa Apolonia mbetet në vendin e nëntë me 15 pikë. /tvklan.al