Interi triumfoi ndaj Fiorentinës në shtëpi, me rezultatin 2-1, në sfidën e vlefshme për javën e 24-t në Serinë A.
“Hakmarrje” e zikaltërve, për humbjen 3-0 të pak ditëve më parë. Megjithatë as në këtë përballje nuk munguan polemikat për gjykimin.
Interi e shënoi golin e parë pas një goditje këndi. Aksioni që solli goditjen e këndit, ishte i parregullt, sepse topi i hedhur në zonë nga Bastoni kishte dalë jashtë vijës së fushës.
Vendimi nuk ndryshoi nga gjyqtari, ndërsa VAR-i nuk mund të ndërhynte, sepse ishte aksion i ri.
Polemika kishte edhe për penalltinë e Fiorentinës në minutën e 44-t. Darmian preku topin me dorë, por sipas vendasve, ishte prekje e pavullnetshme dhe sfera po shkonte jashtë.
Sa i përket renditjes, Interi mban vendin e dytë me 54 pikë, 1 pikë më pak se Napoli kryesues. Fiorentina renditet në vendin e gjashtë me 42 pikë. /tvklan.al