Superliga e Kosovës, mbylli këtë të diel javën e 15-të, me dy ndeshje tejet interesante.

Prishtina triumfoi minimalisht ndaj Dukagjinit, në një transfertë shumë të vështirë. Kryeqytetasit iu falën një goli të shënuar nga Vitija në minutën e 97-të, për të marrë fitoren.

Me këtë sukses, Prishtina mban vendin e katërt në renditje me 25 pikë, ndërsa Dukagjini renditet në vendin e tetë me 17 pikë.

Fitore minimale regjistroi edhe Malisheva në transfertë ndaj Gjilanit, me një gol të Bunjakut në minutën e 93-të.

Pas javës së 15-të, kryeson Drita me 34 pikë, e ndjekur nga Malisheva me 28 pikë dhe Ballkani me 26 pikë të grumbulluara.

RENDITJA:

/tvklan.al