Këtë të hënë, u luajtën dy ndeshjet e fundit në Superligën e Kosovës, të vlefshme për javën e 12-të.
Ballkani triumfoi me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Feronikelit në transfertë. Sukses tejet i rëndësishëm për kampionët, që rikthehen në krye të renditjes me 22 pikë, po sa edhe Malisheva, që mban vendin e dytë.
Këta të fundit, triumfuan në shtëpi 2-1 ndaj Llapit. Ndeshje e vështirë për vendasit, që ia dolën ta marrin 3 pikët falë golave të Valmir Berishës.
Me këtë humbje, Llapi mban vendin e gjashtë me 15 pikë, ndërsa renditja mbyllet nga Feronikeli me vetëm 3 pikë. /tvklan.al