Barcelona nuk di të ndalet në kampionat. Katalanasit regjistruan fitoren e gjashtë radhazi dhe nisin shkëputjen në krye të renditjes.
Skuadra e Flick shkëlqeu në shtëpi, duke mposhtur Real Sociedad, me rezultatin e thellë 4-0.
Martin zhbllokoi takimin në minutën e 25-të, ndërsa Casado dyfishoi shifrat katër minuta më vonë.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta foli sërish për Barcelonën, që shënoi edhe dy herë te tjera me Araujo dhe Lewandowski.
Barcelona përfiton nga humbja e Real Madrid dhe kryeson e vetme me 57 pikë, 1 pikë më shumë se Atletico Madrid, që është ngjitur në vendin e dytë.
/tvklan.al