Roma duket se po kalon një formë të shkëlqyer në Serinë A, aty ku regjistroi fitoren e katërt radhazi.

Verdhekuqtë triumfuan me përmbysje ndaj Comos me rezultatin 2-1, në sfidën e javës së 27-të.

Në “Olimpico”, pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të miqve. Ishte Da Cunha, i cili zhbllokoi takimin në minutën e 44-t.

Megjithatë pjesa e dytë ishte një tjetër histori. Saelemaekers barazoi shifrat në minutën e 61-të, ndërsa dy minuta më vonë, Como mbeti me 10 lojtarë, pasi Kempf u ndëshkua me të kuq.

Roma përfitoi nga superioriteti numerik, për tu hedhur në sulm, ku gjeti edhe golin e përmbysjes me Dovbyk në minutën e 76-të.

Me këtë fitore, Roma ngjitet në vendin e tetë me 43 pikë, duke lënë pas Milanin, ndërsa Como renditet në vendin e 13-të me 28 pikë. /tvklan.al