Bayern Munich triumfoi minimalisht ndaj PSG-së në Ligën e Kampioneve, në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë.
Një përballje e dominuar totalisht nga gjermanët, që në shtëpinë e tyre janë një ekip i frikshëm. Këtë e konfirmon edhe një statistikë e veçantë e regjistruar nga Bayern-i.
Gjermanët regjistruan ndeshjen e 33-të pa humbje në fazën e grupeve, në “Allianz Arena”. Bavarezët nuk humbasin në shtëpi në fazën e grupeve nga Dhjetori i vitit 2013, kur asokohe u mposhtën nga Manchester City.
Nga ai takim, Bayern numëron 33 ndeshje në grupet e Ligës së Kampioneve në shtëpi pa humbje, ku kanë regjistruar 31 fitore dhe dy barazime. Bavarezët kanë barazuar rekordin e Barcelonës me 33 ndeshje pa humbje, nga 2009 deri 2020, ndërsa synojnë ta thyejnë në takimin e radhës./tvklan.al