Më pëlqeu skuadra, për titull shpejt të flasim
Presidenti i Tiranës, Refik Halili është shfaqur optimist pas fitores në derbin kundër Partizanit. Megjithatë, ai pranoi se bardheblutë kanë punë të vështirë deri tek fitimi i titullit.
Fitorja 1-0 në derbin e kryeqytetit me Partizanin ka shërbyer si trampolinë për Tiranën e cila tanimë ka nisur të arratiset në krye të renditjes së Superligës. Bardheblutë iu falën një penalltie mjaft të kontestueshme të akorduar nga VAR dhe të shndërruar në gol nga Limaj. Kjo ka rritur optimizmin tek skuadra më e titulluar në vend, megjithatë, presidenti i klubit, Refik Halili mendon të ulë me këmbë në tokë lojtarët e tij.
Sa i përket garës për titull, Halili pranon se ka edhe shumë ndeshje deri në fund. Tirana u rikthye të fitojë në derbi pas 6 sfidave të fundit teksa tashmë ka 10 pikë më shumë se rivalët e Partizanit në tabelën e klasifikimit.
Klan News