Telushi i Kukësit: Shkojmë larg me karakter
“Është ekipi më i mirë sot për sot në Shqipëri”
Refik Halili inkurajon në këtë mënyrë skuadrën e tij që po përgatitet për ndeshjen e kualifikueseve të Champions League me Dinamo Tbilisin. Presidenti bardheblu ishte i pranishëm në miqësoren që Tirana fitoi 3-0 me Pogradecin. Ashtu si Trajneri i skuadrës së tij, Emanuel Egbo, edhe kreu i klubit beson tek, të paktën kualifikimi në grupet e Europa League.
“Themi që do ecim para, të vazhdojmë të luftojmë për të hyrë në grupe”.
Tirana do të luajë më 19 gusht në Gjeorgji.
Përgatitet për në Europë edhe Kukësi që do të luajë në Shqipëri. Bruno Telushi si një nga afrimet kryesore, shpreson që ambienti ambicioz në klubin verior të shërbejë për ta çuar klubin drejt trofeve të sezonit në Shqipëri.
“Do të jetë jo e lehtë, por shpresojmë për rezultat poziti”
Kukësi do të presë Slavian e Sofies në “Air Albania” më 27 Gusht.
Tv Klan