Me këngën “Never Enough”, 11-vjeçarja nga Lezha, Kiara Ibraj arriti të shpallët fituese e çmimit të 3-të në “Sanremo Junior”, Itali duke bërë krenare jo vetëm familjen e saj dhe Lezhën.
Kiara Ibraj: Ndihem e emocionuar dhe me të vërtetë shumë e lumtur.
Për Kiarën, gara mes 26 konkurenteve nga e gjithe bota ishte e fortë, por sipas saj, një juri profesionistësh arriti të vlerësojë ashtu siç duhet talentin e saj.
Kiara Ibraj: Kërkonte thjeshtë një regjistrim të këngës, regjistruam këngën dhe mora vesh që isha bërë pjesë e finalistëve. Di që ka qenë një juri shumë e drejtë dhe strikte.
Kiara bëri një aplikim online me një “video cover” duke kënduar dhe pak kohë më vonë mësoi se ishte përzgjedhur për të qenë pjesëmarrëse e festivalit “Sanremo”.
Motër Judita Marku, drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare “At Shtjefën Gjeçovi” në Lezhë, aty ku prej 2 vitësh 11-vjecarja është pjesë e kësaj shkollë thotë se ndihet kranare.
Judita Marku: E kush nuk do të ndihej krenare po të ishte në vendin tim? Krenari për të gjithë dhe për të gjithë Shqipërinë.
Kiara Ibraj ka nisur të këndojë që në moshën 4-vjeçare duke ndjekur dhe kurse kantoje.
Tv Klan