Artistja Loreen e cila fitoi festivalin e Eurovizionit vitin e kaluar ka dhënë një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters ku ka folur rreth karrierës.
Këngëtarja u bë gruaja e parë që fitoi dy here Eurovizionin, një herë në Baku, Azerbajxhan, në vitin 2012 dhe vitin e kaluar në Liverpool.
Këtë javë, Loreen do të kthehet në skenën e Eurovizionit që do të mbahet në Malmo për të performuar këngën e saj të re “Forever” në finalen e madhe të së shtunës.
E pyetur se si ka qenë jeta e saj pas fitores së festivalit të këngës ajo shprehet se ka ndryshuar për mirë dhe ka qenë një vit i cili ka kaluar shumë shpejt.
Ndër të tjera ajo foli edhe për festivalin i cili është lënë në hije për shkak të luftës në Gaza. Për fituesen e Eurovizonit arti është më i fortë se politika.
Klan News