Këngëtari nga Gjakova, Muhamet Sejdiu dhe bashkëshortja e tij Xhevahirja rezultuan pozitivë me Covid-19 në muajin Mars. Ai sapo ishte kthyer nga Gjermania.
I ftuar tek “Rudina” këtë të enjte, Sejdiu tha se para se ta merrte vesh që ishte infektuar me Covid-19, lajmi ishte publikuar në televizion.
Muhamet Sejdiu: Në orën 7:30 të mbrëmjes ne pritshim gjithë ankth përgjigjet. Djali, Qëndrimi na lajmëron në telefon, “babi, më thotë, doli në Tv datëlindja jote dhe e mamit. Nuk i dha emrat, por me siguri janë tuajat”.
Rudina: Dolët si të infektuar me Covid?
Muhamet Sejdiu: Po.
Rudina: Në lajme?
Muhamet Sejdiu: Po në lajme.
Rudina: Pra para se ta merrnit vesh juve u doli datëlindja në Tv?
Muhamet Sejdiu: Po, shumë interesat. Nga Gjakova, një çift bashkëshortor. Me këtë ditëlindje, dhe ne e ditëm menjëherë.
Rudina: Uau.
Muhamet Sejdiu: Ishte një moment shumë prekës. Le gjendjen time që e kisha pak të rënduar, bashkëshortja ka qenë shumë mirë. S’ka pas simptoma hiç. Ka bërë terapi të lehtë shumë, Paracetamol dhe kurrgjë tjetër hiç. Pas 15 minutash erdhi drejtoresha e spitalit, tu u mundu me na e spjegu dhe me na dhënë gajret, siç i themi ne. I thashë, drejtoreshë kemi digju se kemi dalë pozitivë, dashtë Zoti ta kalojmë.
Rudina: Dhe në fakt Zoti deshi dhe e kaluat. Sa ditë qëndruat në spital?
Muhamet Sejdiu: 16 ditë. Por shqetësimi më i madhi për ne ishte që unë kisha ndenj me shumë njerëz. Me datë 13 ishim me grupin tim “Qumilat” në Gjilan, bashkë me mikun Shkelzen Jetishi dhe kemi shkuar të gjithë bashkë në makinë dhe krejt e kisha hallin për ata njerëz që kisha takuar ato ditë. Mos kisha infektuar njeri. Mirëpo, për fat të mirë 80 vetë kanë bërë testet dhe të gjithë kanë dalë negativë.
/tvklan.al