Dogana e Morinit përjetoi një ngarkese të madhe kësaj fundjave. Moti i mirë bëri që shumë qytetarë nga Kosova të udhëtojnë drejt Shqipërisë. Në kufi u është dashur të presin për pak orë.
Gjeografia duket se është zgjeruar. Jo vetëm bregdeti por edhe Syri i Kaltër, Pogradeci e Dardha janë destinacionet e tyre.
Policia kufitare hapi shtatë sportele dhe ka ndjekur procedurë të përshpejtuar. Nga dogana e Morinit mësohet se brenda një kohe të shkurtër në kufi kanë kaluar rreth 7000 persona.
Tv Klan