Ish-Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se nesër në orën 17:00 do të mbahet foltorja e radhës. Berisha bën me dije se këtë herë takimi me demokratët do të jetë në Berat dhe fton të gjithë demokratët e këtij qarku të marrin pjesë.

Nesër ditën e premte më datën 22 Tetor në ora 17:00 në Pallatin e Kulturës të qytetit të Beratit  do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

Ftoj demokratet dhe demokratët e Qarkut të Beratit të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë!”, shkruan Berisha në një postim në mediat sociale.

Më herët ish-kreu i PD ka zhvilluar takime me demokratët në qytete të ndryshme si Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër, Kukës, Fier, Dibër, Gjirokastër, Elbasan e Korçë. Takimet e Berishës vijnë pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar./tvklan.al