Milani do të presë në “San Siro” Juventusin në sfidën e javës e së 13 të Serie A. Për kuqezinjtë, humbja është e ndaluar, që të mos krijohet diferencë më e thellë nga kryesuesit në renditje. Trajneri Paulo Fonseka shprehet se “Djalli” ka respekt për Juventusin, por jo frikë!

“Nuk mendoj se duhet folur për presion, por për motivim! Është e lehtë të luash me Interin, Realin edhe Juven. Por është më pak e lehtë të shkosh në Kaljari. Duhet të kemi gjithnjë motivim! Jemi Milani, kemi respekt për Juventusin, por jo frikë! Duam fitoren ndaj tyre! Ne duam të jemi një ekip sulmues, por e dimë që Juventusi është skuadra që ka pësuar më pak gola. Ata janë një ekip shumë i fortë në mbrojtje! Do të jetë një lojë e vështirë në sulm, nuk kam dyshim për këtë!”

Ndërsa trajneri Tiago Mota, me mungesën e Dushan Vlahoviçit, do të jetë i detyruar që të ndryshojë sërish formacionin. Trajneri i “Zonjës së Vjetër’ shprehet se puna shkoi shumë mirë gjatë pushimit për sfidat ndërkombëtare. Por tani bardhezinjtë i pret një test i vështirë kundër “Djallit” në transfertë.

“Lojtarët e dëmtuar po marrin gjithë kohën e duhur për të rekuperuar. Jam i përqendruar në ndeshjen ndaj Milanit, për të tjerat do të kemi kohë. Jam i fokusuar te kjo ndeshje, pë të tjerat do të kemi kohë! Duam të bëjmë një ndeshje të madhe ndaj një ekipi të madh si Milani. Miani është shumë i fortë në tranzicion, duhet të bëjmë shumë kujdes! Ka lojtarë me cilësi, nuk duhet ta lejojmë që të futet në thellësi! Duhet të mbrojmë gjithnjë si grup e kurrë një kundër një!”

Juventusi ka shënuar vetëm dy gola në shtatë ndeshjet e fundit në Serie A kundër Milanit, nga Maji 2021 e në vazhdim. Bardhezinjtë janë ekipi i vetëm kundër të cilëve Milani ka barazuar në shtëpi më shumë ndeshje në Serie A, 34 në total, ndërsa ka arritur 30 fitore.

Të dyja skuadrat vijnë në këtë takim në mënyra të kundërta. Nga njëra anë, Paulo Fonseca do të ketë në dispozicion të gjithë skuadrën dhe do të jetë në gjendje të zgjedhë njëmbëdhjetëshen më të mirë për të hedhur në fushë për Djallin.

Megjithatë, infermieria është plot për Thiago Motta-n, i cili do të duhet të bëjë pa shtatë lojtarë, i fundit nga të cilët Vlahovic, i cili u dëmtua me kombëtaren e tij.

Klan News