Ksamili ia del sërish të jetë në faqet e mediave më prestiigjoze kur bëhet fjalë për turizmin.
Këtë herë është gjigandi mediatik “The Forbes” e cila e ka bërë pjesë të një liste për plazhet më të bukura të Europës.
Në shkrim theksohet se ishujt e Ksamilit, me disa nga plazhet më të bukura dhe më sekrete në vend, admirohen për bimësinë e gjelbër për gjatë gjithë vitit dhe mund të arrihen me varka të vogla.
Revista e njohur citon se ky destinacion gjendet vetëm 20 minuta larg me makinë nga qendra e qytetit të Sarandës.
Ksamili është shndërruar në një vend të preferuar për turistët të cilët e preferojnë jo vetëm për plazhet por edhe për parkun Arkelogjik të Butrintit aty ku turistët e pasionuar pas historisë do të gjejnë gjurmë të shumta historike.
“The Forbes” e ka renditur Ksamilin mes plazheve të njohura të vendeve ikonë të turizmit në botë si ato të Italisë, Spanjës, Greqisë, Maltës, etj.
Klan News