Mediat amerikane po i bëjnë një promovim të madh turizmit në Shqipëri. Në një artikull në revistën amerikane “Travel Awaits”, vëmendja i është dhënë tre vendeve Ballkanike, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovina.
“Tre vendet ballkanike që ju rekomandojmë për një arratisje unike evropiane”, shkruhet në artikull, duke vijuar më tej se ato janë vend unike mesdhetare dhe jo me turizëm masiv si Greqia, Italia apo të shtrenjtë si Kroacia.
Në artikull, përmendet si vend i parë për t’u vizituar në Ballkan, Shqipëria, e njohur për çmimet e saj të përballueshme, historinë e lashtë dhe brigjet e thyera e të egra.
Mes plazheve që rekomandohen për të vizituar është Gjiri i Gramës në gadishullin e Karaburunit, i cili është i arritshëm vetëm me varkë.
Qyteti i Sarandës, i cili të ofron aktivitete të shumta si ture në kala, rrugët me kalldrëm, por edhe vizita në site kulturore si është Butrinti. Ndërkohë që plazh tjetër që përmendet në artikull dhe sugjerohet për t’u vizituar është edhe Dhërmiu, duke e cilësuar si mrekullia e detit Jon.
Shifrat e turizmit në Shqipëri kanë ardhur në rritje, viti 2024 u mbyll me një shifër prej 11.7 milionë vizitorësh të huaj, të shtrirë përgjatë 12 muajve.
Klan News