Maska po shikohet si një problem për agjencitë e sigurisë. Së fundit Departamenti amerikan i Sigurisë së Brendshme ka raportuar se maska mund të prishë sistemin policor që përdoret për njohjen e fytyrës.

Është një raport nga The Intercept që ngre këto shqetësime për agjencitë federale si dhe Forcat e Doganave dhe Emigracionit.

“Impakti i mundshëm i përdorimit në masë të maskave mbrojtëse mund të ndikojë edhe në operacionet e sigurisë që lidhen me sistemet e njohjes së fytyrës, si kamerat, procesimi i imazheve, algoritme për njohjen e imazheve, për të monitoruar hapësirat publike gjatë emergjencës shëndetësore të Covid-19 dhe disa muaj pasi kriza të kalojë”.

Sipas raportit, maskat mund të përdoren edhe nga ekstremistët. Megjithatë deri më tani nuk ka asnjë provë që të jenë përdorur.

“Nuk ka informacione specifike që ekstremistët e dhunshëm apo kriminelë të tjerë që të përdorin maska për të kryer sulme”, thuhen në dokument.

Muajt e fundit, SHBA-ja ka përdorur teknologjinë për të gjurmuar protestat e dhunshme për shkak të dhunës së policisë./tvklan.al