Spanja dhe Anglia që do të luajë sot finalen e Europianit janë të mbushur me yje.
Faqja e specializuar ekonomiko sportive “Football Benchmark” ndërtoi 11-shin më të kushtueshëm me futbollistë nga të dy skuadrat. Vlera e tyre duke iu referuar të dhënave muajit maj është 982 milion euro. Në këtë ekip 6 janë anglezë dhe 5 spanjollë. Futbollistët e Anglisë vlejnë sëbashku 689 milion, ku më i kushtueshmi është Jude Bellingham, 188 milion euro.
Mes lojtarëve të Spanjës të përfshirë në këtë formacion ideal çmimin më të lartë e ka Rodri, 117 milion, ndërsa bashkë me të tjerët shuma shkon në 293 milion. Reparti më i kushtueshëm është mesfusha, 423 milion euro.
Tv Klan