Pas pushimeve me të dashurin në detin Marmara, radhën e ka shoqëria. Aktorja e njohur turke, Duygu Sarisin, është fotografuar pa të dashurin Cagatay Ulusoy në brigjet e Çeshmes, në Izmir.

Sarisin, e cila ka luajtur rolin e komisares Sema në serialin “I infiltruari”, u dashurua gjatë xhirimeve me aktorin kryesor Cagatay Ulusoy, i cili luante rolin e Sarpit.

Ajo është fotografuar në Momo Beach sëbashku me shoqërinë e saj. Pasi mori rreze në diell, aktorja preferoi të freskohej në dush dhe jo të futej në det.

Media turke vuri në pah format e mira trupore të aktores 30-vjeçare. /tvklan.al