Filmi “Mrekulli në qelinë nr.7” i regjisorit Mehmet Ada Öztekin është nominuar për çmimin “Oscar” në kategorinë “Best International Film” (filmi më i mirë ndërkombëtar).
Përzgjedhja e filmit u bë nga Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Drejtori i Përgjithshëm i Kinemasë dhe përfaqësues të organizatave dhe industrisë së kinematografisë, pjesë e komisionit ishin edhe anëtar të “Akademisë së Çmimeve Oscar”.
Nga 23 filmat e prezantuar në total për këtë çmim është përzgjedhur produksioni i Mehmet Ada Oztekin për kandidim në “Oscar”.

Në film jepet historia dramatike e vajzës së vogël, Ova, e cila ka vetëm babain e saj, Memo, të sëmurë me probleme mendore. Ai sillet si në të njëjtën moshë me vajzën e tij edhe pse është i rritur.
Memo akuzohet për vrasjen e vajzës 7-vjeçare të një komandanti të lartë ushtarak. Askush nuk e beson Memon i cili dënohet padrejtësisht me vdekje.
Filmi u bë një nga më të ndjekurit pas publikimit në platformën “Netflix” ku të gjithë u përlotën nga kjo histori.
Me protagonistë aktorët Aras Bulut Iynemli i njohur edhe nga serialet “Çukur” apo “I Infiltruari”, Nisa Sofiya Aksongur, Celile Toyon, İlker Aksum, Mesut Akusta, Deniz Baysal etj. /tvklan.al
