Finalja e Euro 2016, mes Portugalisë dhe Francës pati një kthesë të papritur të dielën në mbrëmje, pas një mori insekte pushtuan fushën në “Stade de France” në Paris.
Lojtarët dhe tifozët kaluan momente jo fort të këndshme. Fillimisht një flutur u pa në fytyrën e Cristiano Ronaldo, në momentin që u dëmtua dhe po derdhte lot.
Sipas mediave ndërkombëtare kjo është një ngjarje e turpshme për një finale evropiani, ndërsa autoritetet që merren me mirëmbajtjen e stadiumit kanë thënë për BBC se ishte e pamundur të mbaheshin nën kontroll insektet, për shkak se ato “ndiqnin” lagështirën e stadiumit.
/tvklan.al