Një ëndërr e realizuar është triumfi në Europian për Portugalinë dhe në veçanti për Cristiano Ronaldo. Sulmuesi arriti të festonte pas zhgënjimit në vitin 2004.
Cristiano Ronaldo, kapiten i Portugalisë: “
Është një nga momentet më të lumtura të karrierës time. Gjithmonë e kam thënë se doja një trofe me përfaqësuesen, të hyja në histori.
Trajneri Fernando Santos, i cili u prit me duartrokitje në sallën e konferencave vlerësoi kontributin e të gjithëve.
Fernando Santos, trajner i Portugalisë:
“Kudo që shkuam kishte tifozë që na mbështetën, që na jepnin zemër. Ne jemi një grup i jashtëzakonshëm dhe djemtë kanë besuar gjithmonë tek ajo që i kam thënë, që mund të fitonim.
Didier Deschamps pranoi se i duhet kohë të kalojnë këtë zhgënjim.
Didier Deschamps, trajner i Francës:
“Shpërdoruam një mundësi të mirë për tu shpallur kampion të Europës. Duhet të përgëzoj Portugalinë. Më duhet kohë të hedh pas krahëve këtë humbje dhe kjo vlen edhe për lojtarët.”
Franca humbi për herë të parë një finale të Europianit, pas atyre të fituara në 1984 dhe vitin 2000.
Tv Klan