“Epike”, “Është e jona!”, “Mbretërit e Europës”, apo thjeshtë “Kampionë”, këto janë titujt në faqet e para të gazetave portugeze, që e ngrejnë në qiell skuadrën e tyre.
Suksesi më i madh i futbollit luzitan është kthyer në një motiv krenarie. Sportivja “O Jogo” lajmëron se lojtarët dhe stafi teknik do të nderohen me Urdhërin e Meritës nga Presidenti i Portugalisë.
Në Francë pikëllimi për këtë dështim paraqitet edhe në faqet e parë të gazetave. Në artikujt e tyre e quajnë mizore mbrëmjen e 10 Korrikut, ose ngushëllohen me fjalët; Nuk ishte dita jonë.
Mediat spanjolle festojënë për fqinjët iberikë duke shtuar se nuk është më një ëndërr, por një realitet, ndërsa në Itali brohorasin për Portugalinë.
Tv Klan