UEFA publikoi 11-shin ideal të Europianit, që reshtohet 4-2-3-1.

Në formacionin ideal më të shumtë janë kampionët e sapo shpallur portugezët, të cilët janë katër. Portieri Rui Patricio, mbrojtësit Pepe e Raphael Guerreiro dhe natyrisht kapiteni Cristiano Ronaldo.

Finalistja tjetër, Franca, ka dy lojtarë, Griezmann dhe Payet.

Supriza e këndshme, Uellsi, ka dy lojtarë, Allen dhe Ramsey.

Gjermania, edhe pse u eliminua në gjysmëfinale ka në skuadrën perfekte, tre futbollistë, mbrojtësit Kimmich e Boateng dhe mesfushorin Kroos.

Futbollisti më i mirë i turneut u shpall Antoine Griezmann, i cili fitoi edhe Këpucën e Artë.

Komisoni prej 13 specialistësh të UEFA-s ka në përbërje emra të njohur të futbollit, ku mund të përmendim Sir Alex Ferguson e Alain Giresse.

Tv Klan