Edhe pse nuk doli dot kampion, Antoine Griezmann u shpall lojtari më i mirë i turneut. Me 6 gola dhe dy asist, sulmuesi i Francës la pas gjithë të tjerët, në vlerësimet e bëra nga komisioni teknik i krijuar nga UEFA. Francezi fitoi edhe Këpucën e Artë si shënuesi më i mirë.
Komisioni i vëzhguesve, mes të cilëve ishin Sir Alex Ferguson, Alain Giresse, vlerësoi se “
Griezmann ishte një rrezik për kundërshtarët në çdo ndeshje, punoi fort për shokët e skuadrës dhe tregoi nivel të lartë teknik, vizion dhe aftësi të mëdha shënimi
”.
Futbollisti 25-vjeçar konfirmoi në Euro 2016 sezonin e tij shumë të mirë me Atletikon e Madridit.
Antoine Griezmann shënoi dy gola ndaj Shqipërisë në fazën e grupeve. Tashmë pritet të ketë oferta të mëdha për shërbimet e tij, pasi klubet më të shquar të Europës do të donin të kishin në përbërje sulmuesin më të mirë të momentit në kontinent.
Tv Klan