Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka folur këtë të enjte në lidhje me një foto të publikuar ku ajo shfaqej në një mbledhje partie sëbashku me disa persona të tjerë duke thyer rregullat e koronavirusit.
Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve tha se në atë takim kanë qenë jo më shumë se 14 veta dhe ka reaguar sapo ka parë grumbullimin e njerëzve.
“Ajo ka qenë një incident i izoluar, ka qenë një situatë që ndodhi… aty nuk janë më shumë se 14 veta. Ishte një situatë që unë e kam shpjeguar si ndodhi është marrë në fund të një takimi, ku ishin bërë takime me orare të ndryshme. Por normalisht nuk diskutohet përderisa aty ishte një foto që nuk mbetet për të diskutuar. Aktiviteti ka qenë me më pak veta, kur e kam vënë re kam reaguar vetë aty pa dalë fotoja fare. Por siç e shpjegova ka qenë lëvizja e njerëzve”, tha ajo.
Ndërkohë ajo shtoi se policia ka vendosur gjoba personave që kanë marrë pjesë në një aktivitet të Ermal Mamaqit. “Në dijeninë time policia ka vendosur gjoba”, tha Rakacolli./tvklan.al