Pas miratimit vjet në Kuvend të ligjit për prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe ngritjes së Agjencisë së Kontrollit të Monitorimit për Kanabisin, tashmë ngrihet edhe Komisioni për Licencimin e subjekteve që do të merren me prodhimin e saj për qëllime mjekësore.
Tv Klan ka mësuar se ky komision përbëhet nga 7 anëtarë, 2 nga Ministria e Bujqësisë, 1 nga Ministria e Brendshme dhe 3 nga Ministria e Shëndetsëisë.
“Anëtarët e emëruar në Komisionin e Licencave për Kultivimin e Kanabisit për qëllime mjekësore përfitojnë një pagesë për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre në këtë komision, në masën 25 000 Lekë për mbledhje, por jo më shumë se 12 pagesa në vit.”
Komisioni i Licencave do të administrojë dhe verifikojë kërkesat që do paraqesin subjektet. Ato të cilat nuk do të respektojnë kushtet do të përballen me sanksione. Jepet vetëm një licencë për kultivimin e bimëve kanabis dhe serat do të jenë 5-10 hektarë. Licenca do të jetë 15-vjeçare.
Vendimi për të legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore në Shqipëri erdhi pas pyetësorit të Këshillimit Kombëtar, ku shumica e qytetarëve të pyetur u shprehën pro.
Tv Klan