Një foto është shpërndarë gjerësisht në mediat sociale ku shihet një infermiere duke përkëdhelur fytyrën e një të moshuari në shtratin e një spitali. I moshuari ishte i infektuar me koronavirus dhe infermiera që shihet në foto ishte vajza e tij.
Jose Garcia 68 vjeç nga New Mexioco ishte infektuar me Covid-19 në datën 6 Nëntor dhe gjatë javëve gjendja e tij filloi të përkeqësohej. Vetëm vajza e tij Carolina Garcia nga 9 fëmijët kishte mundësi ta shihte babain e saj ndërsa pjesëtarët e tjerë të familjes mund ta shihnin vetëm nga dritarja dhe të luteshin për të.
Infermieria, njëkohësisht dhe vajza e tij ishte e detyruar t’i thoshte babait se nëse ndihet i lodhur dhe nuk mundet dot më, ajo do i fikte aparatet dhe do e linte të pushonte në paqë. /tvklan.al