Një 70-vjeçar ka humbur jetën, pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga skela.

Ngjarja ka ndodhur në bllokun nr. 4, në Ersekë, teksa viktima ishte duke punuar në një objekt.

“Rreth orës 14:30, në bllokun nr. 4, Ersekë, dyshohet se aksidentalisht, duke punuar në një objekt, është rrëzuar nga skela, shtetasi Dh. P., 70 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al