Debutimi i Franko Burrajt në një olimpiadë shkoi deri në raundin e parë. Atleti shqiptar nuk arriti të kualifikohet në gjysmëfinalen e garës së 100 metrave këtë të shtunë, ku kishte një konkurrencë të fortë.
Në raundin parakualifikues Burraj kaloi finishin me kohën 10 sekonda e 6 të dhjetat. Ai e përmirësoi edhe rekordin kombëtar me 5 të qintat. Të dielën do të jetë radha e Luiza Gegës në 3000 metra me pengesa.
Tv Klan