Të gjitha llojet e marrëdhënieve mund të kalojnë një fazë krize. Shpesh herë, sidomos kur bëhet fjalë për një lidhje romantike, priremi t’ia lëmë gjërat në dorën e fatit. Por një psikiatër i Harvard, thotë se një frazë e vetme mund të shpëtojë çdo lloj marrëdhënieje.
Dr.Frank Anderson ka dhënë një sërë këshillash në një podcast së fundmi.
“Kur diçka nuk shkon në marrëdhënie, ne menjëherë ia hedhim fajin palës tjetër. Por në fakt, edhe ne kemi përgjegjësi për situatat”, u shpreh ai.
“Është problemi ynë”, mjafton kjo frazë për të sheshuar përplasjet në çift.
Dr. Anderson këmbëngul se mosmarrëveshjet mund të bëhen shumë intensive nëse nuk përpiqemi të fajësojmë edhe veten tonë disi.
Sigurisht, psikiatri e pranon se nuk është gjithmonë e mundur t’i imponohemi vetes në mënyrë absolute, pasi nuk jemi robotë. Megjithatë, sa më mirë të kemi një pasqyrë të emocioneve tona, duke i kontrolluar ato përmes fjalisë së mësipërme, aq më lehtë mund të shmangim krizat në marrëdhëniet tona.
/tvklan.al