Klaudia Karabolli është plotësisht kundër punës në të njëjtin ambient me partnerin. Ajo ndan në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan eksperiencën personale ku si faktor kryesor veçon shprehjen e problematikave dhe ngjarjeve të punës në shtëpi. Çdo diskutim jashtë punës vërtitet rreth saj dhe moderatorja e konsideron shumë të pashëndetshme për çiftin.

Një tjetër pikë ku ajo u ndal ishte edhe liria  brenda ambientit të punës. Të dy partnerët mund të ndihen të kufizuar nga tjetri në raport me sjelljen e tyre ndaj kolegëve.

Klaudia Karabolli: Për mua personalisht, liria ime personale për të krijuar raporte me  njerëzit apo për të folur hapur, për të bërtitur apo për t’i thënë gjërat siç unë e mendoj, më ndikon që të mos e zgjedh punën me partnerin sepse thjesht një shikim i tij ishte “këtu e ke gabim, dudhet ta ulësh zërin”, pra më jepte mesazhe në heshtje. Kjo gjë nuk më ka pëlqyer dhe mendoj që e kam bërë edhe unë për të. Kam bërë të njëjtën sjellje siç ai e ka bërë për mua në momente që mendoja unë se duhet të ndërhyja. Mendojnë që njerëzit duhet të jenë të lirë të thonë dhe të bëjnë atë që mendojnë pa  pasur presionin e një presioni tjetër. Pra nëse ne nuk  jemi gati që të jemi vetjja 100% në praninë e partnerëve tanë, nuk dueht të punojmë në të njëjtin ambient. Nëse jemi gati  që të punojmë 100% të lirë siç jam tani dhe ai është tani, po.

Klaudia kujton edhe një episod kur çifti pati një përplasje gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, ku pati  edhe ngritje zëri nga bashkëshorti.

Klaudia Karabolli: Shqetësuese ka qenë edhe një situatë tjetër kur ne kemi qenë në transmetim të drejtpërdrejtë në një ngjarje, në një vrasje dhe unë nuk isha e përqendruar. Partneri më bërtet në orar pune dhe unë nuk e pranoja dot që ai të më bërtiste mua, pra arrin marrëdhënia, ti nuk pranon dot. Okej,  gjej një mënyrë komunikimi, por në një tension pune ndodhin të gjitha. Një kolegu do t’ia pranoja të bërtiste në atë moment, atij nuk ia pranoja dot./tvklan.al