Moderatorja Freskida Miloti ishte 17 vjeçe kru u njoh me partnerin, Dritanin në radio. Më pas historia vijoi edhe në punë e fakultet pasi pas përfundimit të ciklit të parë, nisën studimet në degën e Farmacisë dhe ishin në të njëjtën klasë.
Në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan Freskida i kujton me nostalgji ditët kur studionin bashkë, përgatiteshin për provime dhe e kanë mbështetur njëri-tjetrin në çdo hap. Kjo vijoi edhe në punë pasi të dy ndanin eksperiencën me njëri-tjetrin por ia kanë ndier edhe mungesën pas shkëputjes.
Katerina Trungu: Ka krijuar në ndonjë moment nevojën për hapësirë nga njëri-tjetri?
Freskida Miloti: Ka pasur momentet e veta, por jemi mirëkuptuar dhe në momentin që unë mund të kem shkuar, i kam thënë po lëviz pak, do të të lë pak më shumë kohë në farmaci, më ka ardhur një mesazh “kam nevojë të pi një kafe me ty, tani s’ka shumë njerëz” kështu që ia ndiejmë mungesën njëri-tjetrit. Ose anasjelltas, nëse ai ka ikur në një takim, ia ndiej mungesën qoftë edhe në banak, në farmaci kur jemi bashkë. Në radio kam histori shumë të bukura, unë dua të ndaj një moment kur kam nisur punën në Radio Tirana dhe kisha mbaruar atë ciklin 7-vjeçar të bashkëpunimit me bashkëshortin në radio. Kur kam shkuar atje, ngaqë ai gjithmonë ishte përtej xhamit dhe isha mësuar t’i thërrisja zërin në mikrofon siç ishte më parë butoni që ne komunikonim vetëm përmes butonit me anën tjetër të teknikës, unë gjithmonë thërrisja “Tani” dhe mbaj mend, edhe djemtë e Radio Tirana i thërrisja “Tani” dhe më thoshin “e ke te shtëpia”. Ka qenë shumë e bukur eksperienca, por ia kam ndier mungesën sepse mendoj që emisionet më të bukura i kam bërë me Dritanin në radio./tvklan.al