Epidemia e fruthit përhapet në shtetin e Washingtonit. Aktualisht rastet e konfirmuara janë 35, por virusi është shumë ngjitës dhe për më të vegjlit mund të jetë edhe vdekjeprurës – ka deklaruar guvernatori Jay Inselee, teska shpalli edhe gjendjen e emergjencës, pasi konsiderohet rrezik për shëndetin publik.
Pjesa më e madhë e fëmijëve që janë prekur nga fruthi bën të ditur rrjeti amerikan CNN janë të moshave nga 1-10 vjeç dhe në 30 raste bëhet fjalë për fëmijë të pavaksinuar. Pjesa më e prekur aktualisht është kontea Clark, ku vitin e kaluar shkollor 7.9 % e fëmijëve nuk u pranuan në institucionet mësimore si pasojë e mungesës së vaksinës së fruthit.
Epidemia në kontenë Clark u përhap me ritme të shpejta, duke konsideruar se 10 ditë më parë numëroheshin vetëm 2 raste.
Në SHBA rreth 2% e fëmijëve rezultojnë të pavaksinuar për motive personale për vaksinën trevalente, ku përshihet pra ajo e fruthit. deri para disa, Organizata amerikane shëndetësore, pjesë e OBSH, pati bërë të ditur se sëmundja e fruthit ishte zhdukur plotësisht nga zona kontinentale falë fushatës së vaksinimit që zgjati 22 vjet. Por tashmë duket se po rikthehet sërish, jo vetëm në SHBA por edhe në Evropë.
Klan Plus