Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka pritur në një takim ministrin e Jashtëm të Greqisë, Gerapetritis, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet dypalëshe dhe rolin e Greqisë.

“Në takimin tim me ministrin e Jashtëm grek diskutuam çfarë mund të arrijmë së bashku si partnerë, aleatë në NATO dhe qëndrimin e Greqisë në Këshillin e Sigurisë së OKB”, tha Sekretari Rubio në një postim në rrjetin social X pas takimit.

Kreu i diplomacisë amerikane vuri në dukje se me homologun grek diskutoi për rolin udhëheqës të Greqisë në sektorin e sigurisë dhe energjisë në Mesdheun lindor.

Në takim u vlerësua marrëdhënia strategjike dypalëshe dhe u ra dakord që të forcohet bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, ekonomisë, tregtisë dhe turizmit.

Diskutimi u fokusua edhe për situatën në Lindjen e Mesme.

/tvklan.al