Fruthi godet 2 herë, pasi virusi fshin memorjen e sisitemit tonë imunitar sëbashku me 73% të antitrupave që na mbrojnë nga sëmundje të tjera si gripi, herpes dhe polmonitet.
Kjo amnezi imunitare që mund të zgjasë edhe për muaj të tërë, është dokumentuar mbi një grup prej 77 fëmijësh hollandezë të pavaksinuar.
Duke u bazuar në rezultatet, ekpertët thonë se fruthi është shumë më i rrezikshëm sesa mund të imagjinohet. Sipas tyre, vaksina sjell benefite shumë më të larta se pritshmëritë, pasi mund të mbrojë edhe nga infeksione sekondare.
Nga statistikat madje rezulton se vaksinimi ka shpëtuar jetë në 80% të rasteve të prekjes nga ky virus, ose 2.1 milionë jetë nga viti 2000-2017. Por kohët e fundit tendenca ka ndryshuar, veçanërisht me fushatat anti-vaksinë dhe numri i të prekurve sot në botë është rritur me 300%.
Pra në momentin që fruthi prek një fëmijë, pasi ky i fundit shërohet, antitrupat e tij pothuajse zhduken, duke e ekspozuar dhe duke e bërë të pamundur reagimin ndaj çdo lloj infeksioni, qoftë edhe i lehtë.
Kjo pasojë tregon gjithashtu që fruthi, ka aftësinë të fshijë edhe efektet e vaksinave të tjera të bëra kundër sëmundjeve infektive të ndryshme.
Klan Plus