Derrat e prekur nga murtaja afrikane po asgjësohen dhe groposen. Rasti u identifikua një ditë më parë në një fermë në zonën e Ishull Lezhës.

Korrespondenti i Klan News, Martin Marku raporton se një sipërfaqe me një rreze prej rreth 3 km përreth vatres vijon të jetë në karantinë për 21 ditë deri në gjurmimin e plotë të vatrës së sëmundjes.

Deri më tani nuk rezulton të ketë raste të reja pas verifikimeve që vijojne ende në terren.

Burime bëjnë me dije se aktualisht raportohet për 72 derra të ngordhur në një fermë dhe gjatë mbrëmjes është bërë groposja e tyre nga shërbimi veterinar.

Sipas ISHP, murtaja afrikane e derrave nuk është një sëmundje që prek njeriun./tvklan.al