Në një ceremoni jubile, Federata Shqiptare e Futbollit nderoi katër ish-futbollistë të kombëtares kuqezi.

Odise Roshi, Bekim Balaj, Ermir Lenjani dhe Klaus Gjasula shkruajtën emrin në librat e historisë së futbollit tonë, teksa u vlerësuan nga FSHF për kontributin e dhënë jo vetëm në fushën e lojës por edhe jashtë saj, si ambasador të vendit tonë në arenën ndërkombëtare.

Një moment fantastik i shoqëruar nga duartrokitjet e mbi 22 mijë tifozëve në shkallët e stadiumit kombëtar “Air Albania”, si edhe miliona shqiptarëve që përjetuan këto emocione në ekranin e televizionit kombëtar Klan.

Tv Klan