Egnatia është skuadra e momentit në Superligën Shqiptare. Rrogozhinasit po përjetojnë një sezon fantastik, teksa pas 22 javësh kryesojnë edhe renditjen e përgjithshme.

Ecuri që ka marrë hov në 9 takimet e fundit. Skuadra e teknikut Edlir Tetova ka formën më të mirë në mesin e ekipeve të elitës së futbollit tonë. Nga 27 pikë të mundshme, Egnatia ka grumbulluar 19 pikë, më shumë se çdo ekip tjetër.

Kuotë thuajse e barabartë me atë që mori në 13 takimet e mëparshme, me kampionët që konfirmojnë forcën edhe në këtë sezon. Ecuri të mirë edhe për Dinamon, me 18 pikë, mesatarisht 2 për çdo takim, ndërsa Vllaznia mban vendin e tretë në këtë renditje speciale me 15 pikë.

Bylis dhe Partizani plotësojnë pesë vendet e para, pasi të dyja skuadrat kanë grumbulluar nga 14 pikë secila. Ballshiotët janë e vetmja skuadër që gjendet poshtë në renditjen e përgjithshme, gjithsesi, konfirmon faktin që kanë një ritëm me skuadrat të cilat tentojnë titullin në fund të sezon.

Pavarësisht se Bekim Balaj kryeson listën e golashënuesve të kampionatit me 13 gola, lojtari më në formë në këtë aspekt gjatë nëntë javëve të fundit është Arsen Lleshi.

Sulmuesi i Elbasanit ka realizuar gjashtë gola në këtë periudhë, duke lënë pas Bekim Balajn, Regi Lushkjen dhe Tiago Nani, të cilët kanë shënuar nga pesë gola secili.

Statistikat e Abissnet Superiore

Klan News